VIDEO/ Koreanët shpërthejnë nga gëzimi për triumfin e 'Parasite' në 'Oscar'

VIDEO/ Koreanët shpërthejnë nga gëzimi për triumfin e 'Parasite' në 'Oscar'

13:23, 10/02/2020
A+ Aa A-

Media sociale e Koresë së Jugut shpërtheu në festë të hënën pasi filmi "Parasite" fitoi katër çmime "Oscar", fitorja e parë e këtij shteti në këtë eveniment.

Hashtaget Parasite dhe DirectorBongJoonho ishin më trendet në Twitter në Korenë e Jugut, ndërsa emri i filmit ishte më i kërkuari në portalin lokal Naver pas fitoreve.

Një tjetër klip popullor në mediat sociale të Koresë së Jugut ishte një fotografi me lëvizje të ngadalta e kastit duke shijuar natën në tapetin e kuq, duke brohoritur dhe duke përshëndetur.

Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut Harry Harris ka postuar në Twitter, "ne po bëjmë një mbrëmje në ambasadë duke ngrënë jjapaguri", duke iu referuar gjellës së petëzuar që familja e pasur konsumon në film.

Filmi koreano jugor  mori katër çmime të dielën në mbrëmje, duke shënuar një fitore historike.

Gumëzhina rreth filmit të Koresë së Jugut, i përqendruar në dy familje, të cilat qëndrojnë në anët e kundërta të hendekut ekonomik të Koresë së Jugut, doli të ishte shumë favorizuese për filmin.  Konkurrentët e tij për Oskar, që këtë vit përfshinin disa nga kineastët më në zë të Holliwood, mbetën pas, pasi “Parasite” së pari mori  një çmim Palme d'Or, pastaj çmimin History making SAG Award, më pas një BAFTA .

"Parasite" është filmi i parë jo në anglisht dhe filmi i parë i Koresë së Jugut që dhuroi kaq shumë emocione në Oscar. Vetëm 11 filma në gjuhë jo angleze janë nominuar në këtë kategori gjatë gjithë historisë së Oskarëve.

Sipas regjizorit Bong Joon-ho kjo fitore tregoi se gjuha nuk është më kushtëzuese për sukses global. Ashtu si grupi muzikor koreano jugor BTS arriti majat e suksesit në botë, edhe ky film nuk po ngelet pas.

Kryesuesi i së dielës, "1917" dhe "Once Upon a Time ... në Hollywood" ishin konsideruar si konkurentët më të fortë të këtij sezoni.   Me fitoren që i dha "Parasite", Akademia bëri një përzgjedhje ndryshe nga cilido prej atyre filmave  të nderuar me çmim  në 91 ceremonitë e kaluara./g/sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco