Eminem surprizon në ceremoninë Oskar, edhe pse 18 vjet me vonesë

Eminem surprizon në ceremoninë Oskar, edhe pse 18 vjet me vonesë

10:08, 10/02/2020
A+ Aa A-

Diçka e papritur ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar. Eminem u bëri të gjithëve një surprizë dhe u shfaq në skenë për të performuar.

Kënga që ai zgjodhi për rastin ishte hiti “Lose Yourself”, këngë, e cila shoqëron filmin ku ai luan rolin kryesor, 8 mile.

Kjo këngë, në vitin 2002, u nderua nga vetë përfaqësuesit e ceremonisë Oskar me një çmim, atë të këngës më të mirë origjinale. Gjithsesi atëherë artisti zgjodhi të mos merrte pjesë në ceremoni.

Për këtë arsye ardhja e tij tani ishte një surprizë e bukur për të gjithë të ftuarit dhe teleshikuesit.

Performanca e Eminem ishte e jashtëzakonshme dhe në fund të këngës së tij të gjithë ishin në këmbë në shenjë nderimi.

Fansat në Twitter gjithashtu u surprizuan dhe ishin aty për ta mbështetur artistin e mirënjohur.

Vetë Eminem shkroi në Twitter për këtë rast duke falenderuar akademinë e ndarjes së çmimeve.

“Faleminderit që më ftuat @TheAcademy. Më falni që mu deshën 18 vjet për të arritur.” Kështu shprehet Eminem me humor, për vonesën e tij dy dekada të gjatë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco