Ndahen çmimet Oskar: Filmi ‘Parasite’ i Koresë së Jugut kap majat

Ndahen çmimet Oskar: Filmi ‘Parasite’ i Koresë së Jugut kap majat

07:24, 10/02/2020
A+ Aa A-

Filmi “Parasite” i Koresë së Jugut është shpallur filmi më i mirë i këtij viti nga çmimet Oskar, duke u bërë filmi i parë jo në anglisht që merr çmimin më të lartë.

Rene Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy garland në Judy.

Joaquin Pheenix u vlerësua si aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Derb morën çmimet e aktorëve më të mirë mbështetës me rolet e tyre, respektivisht në “One upon a Time në Hollywood” dhe “Marriage Story”.

“Parasite” fitoi katër çmime në total, ndërsa Sir Sam Mendes mori tre.

Filmi epic për Luftën I Botërore kishte qënë favorit për të fituar fotografinë më të mirë, por çmimet u dhanë në të gjitha kategoritë teknike.

“Parasite” i Bond Joon-ho mundi Sir Sam në çmimin për regjinë më të mirë dhe mori gjithashtu dhe çmimin për skenarin më të mirë original.

Filmi është një satirë e egër sociale për dy familje nga klasa të ndryshme në Seul – një që jeton në varfëri në një gjysmë-bodrum dhe tjetra familje e pasur që jeton në një shtëpi të madhe,

“Ndjehem sikur do të zgjohem dhe të zbuloj se ishte vetëm ëndërr. Është shumë surreal”, tha Bong.

Producenti Kwak Sin-ae që mori trofetë, tha” Nuk ka fjalë. Nuk e kishim imagjinuar se do të ndodhte kjo. Unë ndihem sikur një moment I madh në histori po më ndodh pikërisht tani".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco