Arkivoli me trupin e Nexhmije Pagarushës parakalon nëpër Prishtinë

Arkivoli me trupin e Nexhmije Pagarushës parakalon nëpër Prishtinë

11:20, 09/02/2020
A+ Aa A-

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.

Pas homazheve arkivoli me trupin e Nexhmijes do të parakalojë në sheshin kryesor të Prishtinës nga Teatri Kombëtar e deri tek Grandi.

Qytetarët do të mund që lamtumirën e fundit bilbilit të Kosovës t’ia japin asaj rreth orës 11:30 deri në 12:00. Më pas trupi do të dërgohet në Pagarushë, atje edhe ku ka lindur këngëtarja e famshme shqiptare.

Pranë arkivolit të 86 vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli ‘Shota’, derisa nderimet e fundit po përcillen me tingujt e këngës ‘Baresha’, të vet bilbilit të këngës shqipe.

Deri në orën 11:00 do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar pastaj me mbledhje komemorative, pastaj kortezhi me arkivolin e saj do të kalojë nga teatri deri te sheshi ‘Zahir Pajaziti’.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco