Seks live në skenë/ Liria e artistit nuk njeh tabu

Seks live në skenë/ Liria e artistit nuk njeh tabu

17:19, 08/02/2020
A+ Aa A-

Kontaktin me veprën e Howard Barker “Galaksia “ regjisorja Rovena Lule e pati 5 vite më parë. Ajo pranon se ishte nje zgjedhje e menjëhershme prej saj, pasi ka të bëj dejtperdrejt me artistin.

“Kontakti parë ka nisur herët. Rreth pesë vite më flet një mikesha ime për Howard Barker dhe thotë që shfaqjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme.

Aty hyra të lexoj dhe shoh që skena nga një ekzekutim që ne sot e titullojmë Galaksia, siç quhet personazhi kryesor, ishte vepra e tij me revieë më të mira. Ai është personazh shumë konfliktual. Vite pasi e shkruajti tha se kishte vepra më të mira. Kjo vepër ka të bëjë me artin dhe artistin që do të thotë të vërtetën”, shprehet Rovena Lulo.

Në qendër të veprës është liria e shprehjes, në këtë rast galaksia e thotë të vërteten lakuriq, me forcën e penelit dhe penelatave, të porosotirua nga pushteti, por kjo liri nuk ekziston, është thjesht imagjinare.

Kjo sipas regjisores ekziston edhe në relitetin ku jetojme në Shqipëri.

“Mua nuk më pëlqen që të jetë gjuha e lidhur. Të vërtetat duhen thënë. Pastaj se si ti dënohesh është një gjë tjetër. Vepra është ajo që mbetet. Duket sikur kemi liri fjale, por nuk jemi edhe aq të lirë. Të gjithë kemi frikërat tona për të thënë të vërtetën”, vijon ajo.

Kryepersonazhi Olta Daku , ka qenë zgjedhja e mënjëhershme e regjisores dhe mikes se saj. kësaj hera asjo vjen me nje personazhj kompleks dhe mjaft feminil.

Në këtë shfaqje nuk mungon provokimi, apo skenat e nxehta, por duke ruajtur sensin e masës.

“Pa provokim nuk ka kuptim. Unë jam kundër abuzimit, por publiku duhet provokuar që të kuptojë atë që do të thuash“, tha ajo.

Thuajse çdo personazh i veprës , përcjell nga një të vertetë në këtë shfaqje.

Regjisorja ka përzgjedhur të ketë një skenografi minimaliste, një kazermë ushtrie, e cila është edhe fusha e veprimit të artistëve.

Me mjaft mjeshtri janë realizuar edhe kostumet nga Laedia Hajdari.

Nderkohë që edhe albumi i skicave, një personazh Narrativ i vepres,i jep zë zë mezosopranoja Vikena Kamenica.

Regjisorja bënë një zgjidhje të bukur, por e vështirë për realitetin.

Ku vuajtjet sakrificat dhe burgu i Galaksias, për lirin artistit dhe të vërteten duket si një triumf mbi pushtetin si përmbyllje përulet ndaj fuqisë se artistit të vërtetë.  /abcnews.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco