Nuk po i ndjekin më, a duhet që çmimet Oskar të ndryshojnë rregullat?!

Nuk po i ndjekin më, a duhet që çmimet Oskar të ndryshojnë rregullat?!

11:52, 08/02/2020
A+ Aa A-

Çmimet Oskar po afrohen dhe për adhuruesit e filmit kjo do të thotë që po afrohet një maratonë televizive. Ceremonia e vitit të kaluar ishte 3 orë e 23 minuta dhe u pa nga 29.6 milion njerëz në SH.B.A. - një ngritje prej 12% nga shifrat e vitit 2018.

Kujtojmë se kur Titanic u nominua për Oskars në 1998, ceremonia u ndoq nga një rekord prej 57 milion shikues dhe kjo shifër vazhdoi në rënie ndër vite.

Matthew Belloni, drejtori editorial i Hollywood Reporter, mendon se ceremonisë i duhet një qasje e re. "Unë besoj se kasti i Oskar do të përmirësohej nëse do të kishte përmbajtje ekskluzive të filmit që shikuesit presin të shohin," i thotë ai BBC Neës.

Oscarët përfshijnë 24 kategori, shumë prej të cilave nuk i interesojnë askujt.

Belloni gjithashtu mendon se Akademia ka nominuar filma që janë pak ose aspak të njohur për publikun vitet e fundit. Kjo do të thotë, sipas Bellonit, se ka më pak nxitje që shikuesit të interesohen, pasi ata nuk e ndjejnë “shpirtin e garës”. Një rregullore e re do i jepte një shkëndijë interesit të publikut ndaj çmimeve Oskar në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco