FOTO/ Një shqiptare e famshme shkëlqen në skenën e Sanremos

FOTO/ Një shqiptare e famshme shkëlqen në skenën e Sanremos

11:37, 08/02/2020
A+ Aa A-

Mbremjen e kaluar, në skenën e festivalit të madh të muzikës në Itali, “Sanremo” krah Amadeusit prezantoi moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu. Në natën e katërt, u ngjit në skenë edhe një shqiptare tjetër, këngëtarja e famshme ndërkombëtare Dua Lipa, e cila këndoi këngën “Don’t start now”.

Interpretimi i saj i mrekulueshëm u shoqërua nga një trupë baleti.

Edhe kësaj here Dua përcolli shumë energji në skenë, duke e bërë publikun të këndonte së bashku me të. Në fund të performancës së saj, Dua ka marrë një tufë me lule nga prezantuesi Amadeus.

Ky festival i mirëpret artistët shqiptarë, siç ka ndodhur më herët me ata që emigruan në Itali, si Elsa Lilën dhe Ermal Metën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco