'Kur të vdes, atë natë të ma lëshoni tek varri CD-në ‘Lugina e dashurisë’

'Kur të vdes, atë natë të ma lëshoni tek varri CD-në ‘Lugina e dashurisë’

08:28, 08/02/2020
A+ Aa A-

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten (7 shkurt) në moshën 86 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

‘Bilbili i muzikës shqipe’ ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe muzikore, prandaj humbja e saj lë një zbrazëtirë të madhe në artin muzikor shqiptar.

Më herët ishte raportuar se e ndjera do të prehet në vendlindjen e saj në Pagarushë dhe se dëshira e saj e fundit ka qenë që ceremonia lamtumirëse t’i jepet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Në ndërkohë, Korab Shaqiri e ka bërë publik një dokument që tregon një tjetër dëshirë të këngëtares së mirënjohur, e cila e ka kërkuar që gjatë varrimit t’i lëshohet “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lamtumirë DADË! #bilbilikenges #nexhmijepagarusha

A post shared by Dr.sc. Korab Shaqiri D.M.A. (@korabshaqiri) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco