Birds of Prey, filmi i dytë me Harley Quinn në kinema, a ia vlen të shihet?

Birds of Prey, filmi i dytë me Harley Quinn në kinema, a ia vlen të shihet?

15:25, 07/02/2020
A+ Aa A-

Një film Hollywood-i me superheronj, i shkruar dhe me regji të femrave, me një kast multi-racial femrash, pa asnjë personazh të rëndësishëm mashkull apo një histori dashurie dhe me tema që mësojnë si të jetosh pa një mashkull. Kjo është ajo që fansat prisnin prej kohësh, por a do të thotë kjo se ky është një film i mirë?

Harley Quinn, psikopatja tërheqëse, e cila iu prezantua publikut në filmin “Suicide Squad” në 2016, është personazhi kryesor dhe narratorja në filmin Birds of Prey.

Harley Quinn fillon duke treguar që ajo dhe i dashuri i saj, Xhokeri, janë ndarë. Duke e gjetur veten pa mbrojtjen e kriminelit më të frikshëm të Gotham-it, ajo ndiqet nga një numër meshkujsh që kërkojnë hakmarrje ndaj saj.

Black Mask është lordi i krimit, të cilit ajo , në përpjekje për të shpëtuar, i premton që do t’i gjejë një diamand të vjedhur nga një adoleshente. Në kërkimin e saj Harley ndihmohet nga 3 femra, të cilat më parë janë trajtuar në mnëyrë mizore nga meshkujt.

Një aspekt interesant i filmit është mënyra si Quinn tregon historinë, duke e bërë të mundur kuptimin plotësisht të tij vetëm drejt fundi.

Filmi që pritet të tejkalojë shitjet e serisë së parë, Suicide Squad, sapo ka filluar të shfaqet në kinema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco