VIDEO/ Neritan Liçaj rrëfen paranojat e Enver Hoxhës

VIDEO/ Neritan Liçaj rrëfen paranojat e Enver Hoxhës

14:54, 07/02/2020
A+ Aa A-

Enver Hoxha rikthehet në ekran për qytetarët në filmin ‘Gjirokastra’.

Aktori Neritan Liçaj i cili luan rolin e diktatorit, rrëfen për SYRI TV përjetimin e tij në këtë film që tregon dashurinë e një shqiptari dhe një ruse.

Enver Hoxha mes njerëzores dhe paranojave të njeriut të pushtetshëm

Për herë të parë në kinematografinë shqiptare vjen një produksion me metrazh të gjatë, ku Enver Hoxha shpërfaqet në një dimension tjetër, në atë jopublik që rrallëkush e ka njohur.

Aktorët Neritan Liçaj dhe Linda Jarani vijnë nën lëkurën e çiftit historik të komunizmit.

Mes romancës dhe dramës, filmi ‘Gjirokastra’ trajton ashpërsinë me të cilin diktatura goditi familjet e krijuara mes shqiptarëve dhe rusëve në vitin 1961, pas prishjes se marrëdhënieve shtetërore.

Qyteti gurtë u kthye për më shumë se një muaj në sheshxhirim, ku artisti rus, Juri Arabov me aprovimin e Kadaresë realizoi skenarin e filmit. Në qendër te historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet marrëzisht me një vajzë ruse, që Kadarea në mënyrë simolike e emërton ‘Sorkadhe e trembur’.

Mes përjetimesh dhe duke kujtuar figurën e diktatorit, që u largua nga kjo botë kur ai ishte vetëm 17 vjeç, aktori Neritan Liçaj na tregon se është përpjekur të shoh Hoxhën me sy realist.

‘Jam përpjekur ta shoh me sy realist. Është dashur shumë punë si nga pikëpamja politike dhe

njerëzore.

1 vit e ca muaj për ta njohur. Material dhe punë kishte pafund. Jam përpjekur të rrok të dyja anët. Jam përpjekur që të krijoi një ide të qartë për të nga pikëpamja artistike.

Liçaj thekson se ngjarja është artistike. Ajo mbështetet mbi një fakt, megjithatë nuk ka si qëllim të mbaj qëndrime apo të kornizohet në të.

Dua të jem i ndershëm në kuptimin e të paraqiturit një figure. Ne nuk mbajmë qëndrime. Ngjarja është artistike, por është e mbështetur në një fakt.

Aktori shprehet se figura e diktatorit është trajtuar sipërfaqësisht, ashtu sikurse dhe historia. Te ‘Gjirokastra’ ne njihemi me planin personal të Hoxhës që e bën të lëviz filmin.

Nuk dimë shumë gjëra për Hoxhën. E anashkalojmë historinë. Figura e Hoxhës është trajtuar sipërfaqësisht edhe periudha.

Ana emocionale qëndron. Nuk është film për Enver Hoxhën. Ai ndërhyn te njerëz e pafajshëm. Ka pika emocionale të forta, pasi lëviz emocionalisht filmin’, thotë Liçaj për SYRI TV.

Përsa i përket raportit të bashkëshortëve Nexhmije-Enver, aktori na tregon për skutat më të thella të një dashurie të fortë.

Çift shumë i lidhur. Ketë kemi dashur te japim te japim. Ishin shok, bashkëshort. Ndanin te njëjtin fat. Janë dashuruar ne kohë lufte, radikale. Çift kompakt.

Konglomerat ndjesish është ecja nëpër shkallët e vilës së diktatorit, udha me makinën që e shoqëronte ngado si dhe vizitat e vazhdueshme në ‘Galerinë e arteve’.

Mes emocionesh Liçaj ndan përjetime nga sheshxhirimet.

Galeria e arteve

Në galerinë e arteve, vilën dhe makinën e tij.

Janë gjëra që të ngjallin kuriozitet. Vila ku ka kaluar, shkallet, dhoma e gjumit.

Që pa u shfaqur në kinema, ‘Gjirokastra’ ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm. Pritshmëritë janë të mëdha për vet tematikën e filmi, por dhe se bashkëshortja e Enver Hoxhës është gjallë.

Dhimbja, paranoja e një njeriu të pushtetshëm, diktatura ndikon te njerëzit e thjeshtë të pafajshëm.

‘Arti i mirë është ai që provokon debat’

Hera e parë që jepet figura e Enverit në një film me metrazh të gjatë. Këtu del, te filmat e tjerë thjeshtë është folur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco