Michael Douglas i pikëlluar nga humbja e babait

Michael Douglas i pikëlluar nga humbja e babait

10:52, 07/02/2020
A+ Aa A-

Kirk Douglas, aktori i famshëm, i njohur për rolin e tij si Spartaku, ndërroi jetë dy ditë më parë. 

Ikona kinematografike 103 vjeçare vuante prej kohësh nga sëmundje.

Emri i tij është i njohur në gjithë botën, por para se të bëhej aktor, ai ishte djali i varfër i një emigranti analfabet. Pavarësisht këtyre rrethanave ai ia doli mbanë të krijonte një perandori kinematografike dhe ta trashëgonte këtë talent dhe te djali i tij Michael Douglas, nipi Cameron Douglas dhe bijtë producentë Joel dhe Peter.

Mbrëmjen e kaluar rrjetet sociale u mbushën me nderime për aktorin , i cili përfaqësonte një kohë të artë për Hollywood-in.

I biri, Michael Douglas, mbërriti dje në vilën e të ndjerit për të vajtuar humbjen e tij. Ai duket i shokuar teksa hyn në shtëpinë e të atit dhe më pas postoi disa foto të tijat me të, duke thënë: “ Është një dhimbje e tmerrshme , për mua dhe vëllezërit e mi, të njoftojmë se babai ynë, Kirk Douglas ka ndërruar jetë. Për botën ai ishte një legjend, aktor i epokës së artë të filmave, por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte një baba i mrekullueshëm. Të dua shumë baba dhe jam shumë krenar që jam djali yt.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco