Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Aktorja sulmon regjizorin 67 vjeçar: 'Më bëri presion për skenat nudo'

Aktorja sulmon regjizorin 67 vjeçar: 'Më bëri presion për skenat nudo'

10:50, 06/02/2020
A+ Aa A-

Aktorja Emili Berrington ka akuzuar një regjizor, fitues çmimesh, për presion ndaj saj që të luante në skena nudo. E gjitha kjo ndodhi në setin e një drame të BBC.

Ylli i “The Humans” pretendon që 67 vjeçari, Stefen Poliakof u irritua, pasi ajo kërkoi për më shumë detaje paraprake për skenat nudo që do të xhiroheshin.
Berrington thotë që reagimi i regjizorit e bëri të qante dhe të hiqte dorë nga seritë dramatikë që po xhironte.

 Fituesi i çmimit Bafta e mohon presionin ndaj aktores për skenat në fjalë dhe thotë se i vjen keq që ajo është prekur kaq shumë nga situata.

Berrington tha për The Guardian që pyetjet e saj drejtuar regjizorit kishin të bënin me detaje si; për sa gjatë do të ishte nudo, çfarë ndriçimi do të kishte dhe nëse mund ta zgjidhte ajo cilat pjesë të saj do të ekspozonte. Por Poliakof e humbi toruan dhe e akuzoi atë se ishte një aktore me të cilën punohej me vështirësi. 

Sipas saj, Poliakof tha se ai “ xhiron atë që do ai”.

Regjizori shprehet se nuk është kjo biseda që kujton ai. “ I gjithë qëllimi im ishte ta bëja atë të ndihej rehat, pasi e di që xhirimi i skenave nudo është i sikletshëm për çdo aktor apo aktore.”

Berrington nuk është e vetmja me kritika të këtij lloji ndaj një regjizori. Edhe Emilia Klard, aktorja e Game of Thrones ka thënë se shefat e saj të HBO e kanë bindur të xhirjojë skena nudo duke e bërë të ndihet në faj se ndryshe do të zhgënjente fansat. 33 vjeçarja tha në një intervistë se nuk kishte pranuar paraprakisht për skena nudo, por kishte pranuar, pasi ishte ndjerë e detyruar, duke qënë se ishte e re në kinematografi.

Aktorja britanike Ruth Wilson gjithashtu ka hequr dorë nga një projekt, “ The Affair”, për shkak të shqetësimeve të saj mbi skenat nudo të filmit. Ajo thotë që standardet e industrisë mbi skenat e seksit injorohen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco