'Vdes Ismail Kadare'/ Ministres së Kulturës i vjedhin Twitterin

'Vdes Ismail Kadare'/ Ministres së Kulturës i vjedhin Twitterin

16:14, 05/02/2020
A+ Aa A-

Ende pa marrë mirë detyrën e re si ministre e Kulturës në qeverinë ‘Kurti’, Vlora Dumoshit i kanë vjedhur llogarinë në Twitter.

‘Vdes Ismail Kadare. Ministrja e Kulturës Elva Margariti më konfirmoi në telefon lajmin e vdekjes së shkrimtarit të jashtëzakonshëm Ismail Kadare’, ishte një cicërimë në këtë rrjet që u përhap nga llogaria e saj I cili ka alarmuar opinionin mbarë shqiptarë.

Por vetëm pak minuta pas kësaj  ka reaguar ministrja e cila sqaron se ka rënë pjesë e një sulmi kibernetik dhe se do e denoncojë rastin në polici.  Ajo shton se ndjen keqardhje për këtë mënyrë keqpërdorim të emrit të saj dhe shton se ajo nuk posedon asnjë llogari në rrjetin Twitter.

‘Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake news.

Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter.

Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim’, shkruan Dumoshi në Facebook.

Shkrimtari i shquar shqiptarë, Ismail Kadare, vetëm pak ditë më parë festoi 84 vjetorin dhe gëzon shëndet të plotë dhe është shëndoshë e mirë në Francë, ndërkohë që pak ditë më parë festoi dhe 84 vjetorin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco