Adele likuidon kompaninë e koncerteve, fansat të frikësuar për tërheqjen e artistes

Adele likuidon kompaninë e koncerteve, fansat të frikësuar për tërheqjen e artistes

15:52, 05/02/2020
A+ Aa A-

 

Adele ka likuiduar kompaninë e saj të tureve, Remedy Touring LLP, duke nisur kështu thashethemet se ajo mund të mos performojë më në koncerte.

Ka pasur shumë zëra se 31 vjeçarja po bëhet gati të lançojë këngë të reja, por ky lajm duket se i ka shuar ata.

 The Sun ka reportuar se që kur këngëtarja themeloi kompaninë në 2015, ajo ka fituar miliona paundë dhe pas likuidimit shuma arriti në 150,000 paundë. Lëvizja më e fundit ekonomike e saj i ka lënë fansat të paqartë për të ardhmen e saj muzikore.

Pohime nga kompania tregojnë se ajo është në proces likuidimi dhe Adele Adkins (emri i plotë

i këngëtares) është në bordin e saj.

Është marrë vesh se Adele do të publikojë më në fund këngë të reja, pas një 5 vjeçari ‘pushimi’. Fansat këtë e prisnin që në tetor të vitit të kaluar dhe lajmi i pavëretë i përfshiu ata në një valë histerie.

Menaxheri i saj, Xhonatan Dikins, ka dhënë shpresa për një album të ri kur tha për Music Week: “Sa më shpejtë aq më mirë”, kur u pyet për të. Dy menaxherët e Adele janë vëlla dhe motër dhe ata janë shprehur se kur filluan të interesoheshin për këngëtaren nuk ishin në dijeni se dhe tjetri po e bënte të njëjtën gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco