Skandali/ Personat me aftësi të kufizuar po jepnin shfaqje, drejtori i Teatrit i ndërpret dhe i dhunon

Skandali/ Personat me aftësi të kufizuar po jepnin shfaqje, drejtori i Teatrit i ndërpret dhe i dhunon

20:49, 04/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë vënies në skenë të shfaqjes teatrale ‘Sfida’ të luajtur nga persona me aftësi të kufizuara në Teatrin ‘Art Turbina’ në Tiranë.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, edhe pse shfaqja u prit shumë mirë dhe salla u tejmbush, drejtori i teatrit Kiço Londo ka ndërhyre jo vetëm duke ndërprerë shfaqjen, por edhe duke ushtruar presion psikologjik dhe fizik si dhe ofenduar ndaj familjarëve të personave me aftësi të kufizuar.

‘Në ditën e dytë të "Javës Kundër Diskriminimit" u mbajt në Teatrin "Art Turbina" shfaqja Teatrale "Sfida", luajtur nga persona me aftësi të kufizuara. Mirëpritja e publikut ishte e jashtëzakonshme jo vetëm që salla u tejmbush, por edhe duartrokitjet ishin të ngrohta.

Fatkeqësisht shfaqja pati momente kritike në fund të saj, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme, jo ligjore e jo etike të drejtorit të Teatrit z.Kiço Londo, që kërkoi ndërprerjen e saj, përmes presioneve psikologjike e fizike ndaj punonjësve të KMD.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda shpreh zhgënjim të rëndë për sjelljen diskriminuese, gjuhën diskriminuese të z. Londo, mungesës së sensibilitetit dhe arrogancës me familjarët e personave me aftësi të kufizuar.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit zyrtarët më të lartë të ministrisë së Kulturës dhe ministrisë së Shëndetësisë që ishin dëshmitarë të ngjarjes të marrin masa konkrete dhe të parandalojnë situata diskriminuese ndaj të gjithë taksapaguesve.-denoncon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco