'Çfarë do t’i thonit Xhodës nëse do ta kishit sot përballë?' Rajomonda Bulku përlotet në studio

'Çfarë do t’i thonit Xhodës nëse do ta kishit sot përballë?' Rajomonda Bulku përlotet në studio

19:07, 18/01/2020
A+ Aa A-

Aktorja Rajmonda Bulku është përlotur në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, teksa ka folur për aktorin e ndjerë, Xhevdet Ferri, që u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 59-vjeçare.

Bulku nuk i ka mbajtur dot lotët, kur është pyetur nga gazetarja se çfarë do t’i thoshte Xhodës, nëse do ta kishte përballë.

Pjesë nga intervista:

Dua të kthehem pak në kohë, në ato vite sa ndihej fama, vëmendja, ka qenë një kohë e vështirë..

Në atë kohë nuk kishte momente që mund ndiheshe mirë, se ishte filmi që ndiqej. Ndodheshe herë herë në ato kritikat që mund të ndodhnin në Kinostudio, herë herë i trembur për të mos shkuar të këqijat deri në fund. Kështu që, sa mund të ishe nga jashtë i llastuar, aq mund të ishe nën presion nën trysni. Por këtë e dinin vetëm njerëzit në Kinostudio, jo ato që të shikonin rrugës.

Ka patur ndonjë rast, që keni qenë në merak …

‘Vitet e pritjes’ ka qenë në 1989, nuk dinim se çfarë është emigracioni, ishim një brez që nuk e kishim prekur. Shkuam pasi u shfaq filmi e flisnim me gjimnazet, dhe u rebeluan gjimnazistët dhe na thanë ‘ç’është ky film..’ reagimi ishte i tmerrshëm. Për fat isha e dyta që do merrja fjalën, nisa të mbledh veten dhe thash këta janë 18-vjecarë që nuk e kanë prekur fare emigracionin, ku e dinim ne çdo ndodhte në ’90. Nisa t’u them keni të drejtë të shikoni filmin ta përjetoni si të doni ju. Shumë shpejt erdhën vitet ’90, erdhi emigracioni që s’po ka fund.

A ka ndonjë merak, apo ndonjë peng, qoftë nga ana juaj që do të kishit dashur të jeni në film me Xhevdet Ferin po është zgjedhur një kast tjetër?

Filmin e fundit e kanë pasur me tre burra, Xhevdeti, Çim Xhepa dhe Zhusti. Unë nuk e kam parë filmin dhe nuk e di çfarë është, por di sa bukur kishin kaluar, sa humor me njëri tjetrin kishin bërë, se sa të lumtur ishin që kishin bashkëpunuar të tre. Nuk e di nëse ka patur femër apo jo, vetëm i dëgjoja që tregonin se sa iu pëlqente që ishin bashkuar në një film të tre.

Çfarë do t’i thonit nëse do ta kishit sot përballë Xhevdet Ferin …

Do të doja që të mos ikte, ta kishim më gjatë. Ishte një njeri që i duhej të gjithëve, jo vetëm artit. Sigurisht që i duhej familjes së tij, ishte nga ata njerëz që mund ta merrje e t’i kërkoje mendje për punën tënde. Dhe ai ishte gati ta jepte këtë gjë. Ishte një mik i veçantë, jo vetëm për të të dhënë respekt, por edhe për të zgjidhur një problem që mund të kishe në çdo fushë. Do i thoja të mos ikte kaq shpejt…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco