Vajza e Xhevdet Ferit: Pse ndërroi jetë babai dhe pse nuk pati homazhe publike

Vajza e Xhevdet Ferit: Pse ndërroi jetë babai dhe pse nuk pati homazhe publike

09:29, 18/01/2020
A+ Aa A-

Bora Feri, vajza e aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri, ka sqaruar në një postim arsyet se përse babai i saj ndërroi jetë. Ajo ka sqaruar po ashtu edhe përse nuk pati homazhe publike.

MESAZHI

Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe të mamit….

1. Falenderime të pafundme dhe mirënjohje të thellë për gjithë ngushëllimet dhe suportin e miqve, dashamirësve dhe gjithë atyre që e kanë dashur Xhode Ferin, qofshin ata të afërm apo të largët. Në pamundësi për t’ju falenderuar një nga një, ju lutem pranoni këto falenderime publike.

2. Falenderime për mediumet e lajmeve që kanë përcjellë me shumë respekt e dashamirësi jetën dhe karrierën e babit, duke patur mirekuptimin, por dhe hermetizmin tonë të plotë.

3. Ndjej që duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta të babit, për efekt qartësie të informacionit. Është e vërtetë që ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte një insuficience e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhtte. Falenderime për ekipet e Spitalit që u përpoqen me gjithë forcat dhe kapacitetet e tyre për ta shpëtuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndërsa për sa i përket çështjes së homazheve publike… Xhoda shquhej për diskrecion në jetën e vet. Vullneti i tij ish që dhe në jetën e përtejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojmë dhe vlerësojmë që dashamirës të tij janë të dhembur për shkak të largimit të tij, por në gjykojme se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës – nuk është as rasti dhe as koha për refleksione të tilla. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike.

Me shume mirënjohje e perzemërsi…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco