EKSKLUZIVE/ Dhimbja e ‘Gjinos’ pas largimit nga jeta të ‘Trimit’

EKSKLUZIVE/ Dhimbja e ‘Gjinos’ pas largimit nga jeta të ‘Trimit’

14:29, 17/01/2020

Aktori Admir Sorra, i njohur më së shumti për rolin e ‘Gjinos’ në filmin ‘14 vjeç dhëndërr’, është i prekur thellë pas ndarjes nga jetë të aktorit të madh, Xhevdet Ferri, i njohur si ‘Trimi’ në të njëjtin film.

Në një prononcim për SYRI.net, Sorra është shprehur se e kishte takuar aktorin Ferri, por nuk e dinte që ai ishte i sëmurë.

‘Ndihem i prekur dhe i dëshpëruar nga humbja e Xhodës.

Image

Kinematografia humbi artistin që kish lënë gjurmën e tij në të.

Ndërsa une vetë, mikun tim më të madh se vetja (në raport me rolin kur isha femijë) dhe njeriun që më ka lënë kujtime të vërteta që nga ajo kohë.

Ishte i dashuruar me punën, korrekt i padiskutuar në raport me çdo marrëdhënie të grupit, i dashur si natyrë dhe njeri me dije dhe talent, që padyshim i çonte përpara, nga puna e jashtëzakonshme që bënte në raport me të dyja si cilësi personale.

Shpreh ngushellimet e mija të thella e më të sinqerta, familjes së tij, që padyshim do ndjejë për një kohë të gjatë dhimbje dhe mungese për humbjen e tij!

E kam takuar para disa kohësh, por nuk isha në dijeni për dhimbjen e tij.  

Zoti i dhëntë qetësi dhe një vend të mirë shpirtit të tij’, tha aktori Admir Sorra për SYRI.net.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco