Petrit Malaj: Ç'dhimbje! Pas Xhuvanit, humbëm dhe Xhevdet Ferrin Petrit Malaj majtas dhe Xhevdet Ferri djathtas gjatë interpretimit sëbashku në një film në rininë e tyre

Petrit Malaj: Ç'dhimbje! Pas Xhuvanit, humbëm dhe Xhevdet Ferrin

09:31, 17/01/2020

Aktori Petrit Malaj ka rrëfyer mëngjesin e sotëm, dhimbjen e thellë për humbjen e mikut të tij Xhevdet Ferri, një dhimbje e re dhe humbje e re për kinematografinë shqiptare pas ndarjes nga jeta para kohe disa muaj më parë edhe të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Në një intervistë në Abcnews, Petrit Malaj tha: "Një djalë kurajoz, që gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë shumë jo vetëm në interpretim, por edhe në një drejtim tjetër që arti ka nevojë, sa i takon menaxhimit të tij.  Ai gjithmonë është përpjekur të jetë vetëvetja dhe të thotë të vërtetën. Nuk përpiqej njeri që me Xhevdetin të bisedonte para se të kishte një komunikim, kishte një mendim të tijin shumë të prekur.

Prandaj fola për këtë pjesë të dytë të tij, do e mbajmë med shumë për këtë gjë dhe kemi nevojë për këtë. Mendoj se ka lënë gjurmë, që edhe në Universitetin e Arteve kemi vite që punojmë së bashku. Xhoda ishte një nga dekanët e parë, filloi të hapë fakultetin. Ishte një hapje që i dha frymë fakultetit. Xhoda ishte hartuesi kryesor i ligjit për kinemanë.

Përpiqej të krijonte lobingje në të mirë të artit të kinema. Xhoda nuk mund të rrinte i fjetur, ai i gjente punë vetes. Në fakt përfitonim të gjithë. Jemi mërzitur shumë me ikjen e tij.

Prej një viti ka qenë shumë sëmurë. Ka pasur sëmundje të keqe tumoriale. I përballi me sukses rreth 8 kimioterapi. Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë,por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha.

Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët. Fundin nuk e priste asnjëri. Edhe këtë do mendosh tani, i thonim. “Jo mor jo tha”. Ishte me kurajo. Të nesërmen tentoj të shkoj në spital dhe më thonë e kishin cuar në reanimacion.

Unë kam pasur fatin të interpretoj me Xhodën që 20 vjeç. Ishte filmi i tretë i tij kur unë kam interpretuar me të. Një djalosh që vinte nga Durrësi, shumë më i hedhur sesa ne. Edhe regjisori kishte një komunikim  shumë më xhentil. Ishte për një atmosferë të shkëlqyer në sheshin e xhirimit. Ishte njeri i komunikimit. Ajo që në dhemb është se e kemi humbur si koleg aty. Këto vite kemi humbur disa njerëz të nevojshëm. Humbën Gjergj Xhuvanin, tani Xhevdet Ferrin. Njerëz që i kanë dhënë shumë asaj shkolle.

Ne të tjerët të cilët nuk ishim artistë, ishim të dhënë edhe nga mënyra sesi ai jetonte,miqësohej dhe e përcillte të gjithë këtë energji. Mua më ka bërë përshtypje një shkrim nga Ermal Mulosmani, një producent, dua të të shkëpus një gjë të vogël që ai thotë “Xhevdet Feri nuk ishte vetëm një njeri brilant, kalonte nga letërsia greke te ajo ruse, pastaj merrj me realistët sipas tij ai mund të ishte bërë shumë mirë, nëse do nuk do ishte bërë aktor, mjek…” Ka qenë kurajoz, merrte përsipër. Për mua do të thotë shumë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco