Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit

Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit

08:57, 17/01/2020

Dita e djeshme ishte ditë zie për kinematografinë shqiptare. Aktori i shquar, një personalitet i kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta.

Ndarja nga jeta në moshën 59-vjeçare ndodhi pas një sëmundjeje pulmonare në mushkëri në Senatoriumin e Tiranës.

Ai ishte i martuar me aktoren Rozeta Ferrin, kishte fëmijë dhe ata kanë vendosur ta respektojnë dëshirën e tij të fundit, që të varrosej pa bujë, pa homazhe, në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Përcjellja e trupit të tij do të bëhet sot në orën 13:00.

Por e bija e tij Bora nuk mundi të mos bëjë një dedikim për të atin e saj.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto bardh e zi  me të atin shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht:

“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigrant 17/01/2020 11:47

RIP O NJERI I MIRE. EMIGRANT

Shto koment

Denonco