“U trondita shumë”, aktorja Zamira Kita për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit: Ishte ikonë e kinematografisë sonë

“U trondita shumë”, aktorja Zamira Kita për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit: Ishte ikonë e kinematografisë sonë

20:19, 16/01/2020

Aktorja Zamira Kita në një prononcim për “News 24” duke folur për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri, deklaroi se kur është informuar për këtë ngjarje, është tronditur jashtë mase.

Kita thekson se Ferri ishte një ikonë e jashtëzakonshme e kinematografisë sonë, kurse nënvizon se e kishte mik dhe i ishte gjendur pranë në shumë raste.

“Kur lexova lajmin u trondita shumë. Unë e kam pasur mik Xhevdetin dhe bashkëshorten e tij. Ai ishte një ikonë e kinematografisë sonë. Ai ka kaq shumë portrete të veçanta. Ai ka qenë një mik shumë i mirë i imi. Kur kemi punuar, Xhevdeti më është gjendur pranë, ka bërë që shumë materiale tonat të jenë në përjetësi. Ngushëlloj familjen dhe të bëhen të fortë, ngushëllime artistëve, të gjithëve”, deklaroi aktorja Zamira Kita. /Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco