“Të besosh që ka vdekur Xhevdet Ferri…”, Kadri Morina: Lajm i trishtueshëm! Ishte njeri që s’mendonte për lekun, por…

“Të besosh që ka vdekur Xhevdet Ferri…”, Kadri Morina: Lajm i trishtueshëm! Ishte njeri që s’mendonte për lekun, por…

20:15, 16/01/2020

Presidenti i EUROSIG, Kadri Morina, i shprehu ngushëllime të thella familjarëve dhe të afërmve të aktorit të madh, Xhevdet Ferri, që mbylli sytë përgjithmonë, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Në një lidhje direkte për “News24”, Morina tha se ky është një lajm i trishtueshëm për kinematografinë shqiptare dhe gjithë popullin shqiptar. Duke rrëfyer miqësinë e ngushtë me Ferrin, Morina u shpreh se ai nuk mendonte për lekun dhe shpenzimet, por vetëm se çfarë t’i jepte popullit shqiptar.

“Unë sapo e dëgjoj te “News24”, që iu takon të jepni dhe lajme të hidhura. Ky lajm është shumë i hidhur, jo vetëm për kinematografinë shqiptare, por është shumë i dhimbshëm. Të besosh se ka vdekur Xhevdet Ferri … ndoshta Rama e Meta e përshkruajnë me dy fjalë, por ishte një njeri që nuk dua ta besoj se i mungon kinematografisë shqiptare. Ai i mungon edhe fëmijëve, që janë rritur me të. Është një lajm i trishtueshëm, jeta është shumë e vështirë dhe nuk mbahet nga ne. Ne nuk e kemi në dorë, por sinqerisht unë e kam pas mik shumë të ngushtë, kam pas bashkëpunuar me të. Ishte një njeri që nuk mendonte lekun, shpenzimet, por çfarë t’i japë popullit shqiptar.

Kjo mund të jetë e pabesueshme. Nuk e dija që vuante nga një sëmundje e rëndë. Para tetë muajsh kam pirë kafe me të, nusen dhe vajzën e tij, dhe nuk ka shprehur asnjë lloj shqetësimi, ndaj dhe kur e mora vesh lajmin, ishte një tronditje. Janë disa aktorë, që nuk e di pse jeta po i merr para kohe. Xhevdet Ferri ishte gjithmonë në zyrat e mia, për të bërë diçka për popullin. Ai nuk vinte vlerat e biznesit, para vlerave se çfarë do të jepte për Shqipërinë. Ky njeri do t’i mungojë kinematografisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, u shpreh Morina./BalkanWeb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco