“Sëmundja është e pabesë”, regjisori Saimir Kumbaro: Besoja se Xhodi do ia dilte, por…

“Sëmundja është e pabesë”, regjisori Saimir Kumbaro: Besoja se Xhodi do ia dilte, por…

20:03, 16/01/2020
A+ Aa A-

Regjisori Saimir Kumbaro në një prononcim për “News 24”, duke folur për ndërrimit nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri tha se ai ishte shumë mirë dhe nuk mund ta besojë këtë që ka ndodhur.

Kumbaro vlerësoi se Ferri i kishte thënë se do ia dilte nga sëmundja, por që për fat të keq nuk ia doli.

“Ka tre a katër muaj që e kam takuar së fundmi. Ishte shumë mirë. E dija sëmundjen e tij. Sëmundja që kishte po përhapet në mënyrë të madhe sot, ishte e pabesë. Por besoja se do ta munddte atë sëmundje. Është fatkeqësisht e madhe që humbëm një aktor karakteri. Ishte aktor i planit dramatik, ka xhiruar edhe një film si regjizor, plus që ka qenë kryetar i qendrës kombëtare të filmit. Xhevdeti ishte njeri i gjerë. Xhod do jetë gjithmonë në kujtesën tonë. Familjarët duhet të bëhen të fortë”, tha regjisori Kumbaro.

Ndërsa aktorja Zamira Kita tha se lajmi për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit ishte tronditës.

“Kur lexova lajmin u trondita shumë. Unë e kam pasur mik Xhevdetin dhe bashkëshorten e tij. Ai ishte një ikonë e kinematografisë sonë. Ai ka kaq shumë portrete të veçanta. Ai ka qenë një mik shumë i mirë i imi. Kur kemi punuar, Xhevdeti më është gjendur pranë, ka bërë që shumë materiale tonat të jenë në përjetësi. Ngushëlloj familjen dhe të bëhen të fortë, ngushëllime artistëve, të gjithëve”, deklaroi Kita. /Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco