Kush qenë 10 të arrestuarit e demonstratës së parë antikomuniste në 1990 në Shkodër

Kush qenë 10 të arrestuarit e demonstratës së parë antikomuniste në 1990 në Shkodër

09:34, 16/01/2020
A+ Aa A-

Data 14 janar 1990, shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit, njofton "Shtëpia me Gjethe" - muzeu kombëtar. Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste.

Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA - Zëri i Amerikës. Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t'i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha. Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata "elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore".

Qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre:
1- Aldo Perrizi,
2-Dedë Kasenci,
3-Flamur Begu,
4-Gjergj Livadhi,
5-Klaudio Daka,
6-Kolec Hublina,
7-Nikolin Margjini, .
8-Nikolin Thana,
9- Rin Monajka,
10-Tonin Dema, u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco