U nda nga jeta ai që na dha 'Kapedanin', 'Zëvendësin e grave'...: I shquari Fehmi Hoshafi Fehmi Hoshafi

U nda nga jeta ai që na dha 'Kapedanin', 'Zëvendësin e grave'...: I shquari Fehmi Hoshafi

08:12, 15/01/2020

Eshtë ndare nga jeta më 13 janar 2020,  regjisori i mirënjohur shqiptar Fehmi Hoshafi. Ai lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë.
Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970.

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin "Estrada në ekran", i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur "Kapedani", të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo.

Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: "Ëndërr për një karrige", 1984 dhe" Zëvendësi i grave" 1987. Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi Shoku ynë Tili.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 15/01/2020 08:51

Regjizori qe sheqerosi diktaturen.

Shto koment

Denonco