Ma mirë kur ia nisnin festës me 'Kallma cigarën', se gjithë kjo 'vuajtje 'artistike'

Ma mirë kur ia nisnin festës me 'Kallma cigarën', se gjithë kjo 'vuajtje 'artistike'

10:50, 03/01/2020
A+ Aa A-

Nga Kimete Berisha.

Shqiptarët kujtojnë se për qenë programi i Vitit të Ri artistik, duhet me qenë i dhimbshëm. Demek, sevdaja dhe lumturia kurrë s'munden me qenë artistike.

A lan' këngë t'mërgimit pa e knu.
A lan' këngë t'dhimbshme pa na e lshu.
A lan gjë pa bë për me na kujtu se 'jeta është e poshtër', jeta është ndarje e mërzi, veç me lamtumira e vetmi.

Ta marrke mendja krejt populli u çu në këmbë, jo me përcjell vitin e vjetër, por me përcjell Kosovën n'aeroport.

E Babadimrit veç kallashi i mungojke.

Çfarë arti është ky që t'i zgjon veç 'kujtimet' e vuajtjes, të luftës, varfërisë e braktisjes.

Koha e 'artit të vuajtjes' ka kaluar.

S'ka art më të madh se kur qesh në zorin më të madh, e kur bën komendi mbi dramën.

Ju a e keni pa, askush më s'lexon shkrime serioze e teorike, që s'kanë humor e lojë, e më së shumti shikohen filmat me përralla dhe imagjinatë pakufij.

Mjafton autori me qenë serioz, e jo edhe arti, se shqiptarët (si qosja për shembull) kujtojnë se nëse autori nuk bën humor kur tregon diçka serioze, pastaj nuk e merr kush seriozisht, nuk e respektojnë.

Apet ma mirë kur ia nisshin festës me 'Kallma cigarën' sesa kështu gjithë kjo vuajtje 'artistike'.

Neve shqipeve nuk na shkon me karakter mërzia.
Jemi të lindur për sevda.
Paramendoje me qajt shqiponja si 'qurë'.
Ne qajmë tinëz e jo për festa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco