Abuzimi me të drejtat e autorit/ Krijuesit letër publike RTSH-së: Festivali, rast flagrant i vjedhjes së pronës

Abuzimi me të drejtat e autorit/ Krijuesit letër publike RTSH-së: Festivali, rast flagrant i vjedhjes së pronës

19:50, 30/12/2019
A+ Aa A-

Krijuesit shqiptarë janë bashkuar së bashku nëpërmjet Agjencisë Kolektive të të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR”, për të protestuar së bashku dhe për të ndaluar juridikisht përdorimin abuziv të pronësisë së tyre autoriale nga ana e Radio Televizionit Shqiptar. Më poshtë gjeni listën e autorëve dhe tekstin e deklaratës.

DEKLARATË

Drejtuar:  - Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Thoma GËLLÇI, me adresë: Rruga “Ismail Qemali” nr. 11, Tiranë.

I Nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH.

Me keqardhje konstatojmë abuzimin e vazhdueshëm të R.T.SH., që vepron dhe funksionon në bazë të të ardhurave nga taksapaguesit shqiptarë si dhe nga buxheti i shtetit, me të drejtat e autorit. R.T.SH. në mënyrë masive, të vazhdueshme e të përsëritur, shkel të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura që ne përfaqësojmë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Shfrytëzimi i veprave të autorëve nga R.T.SH. përbën një rast flagrant të vjedhjes së pronës të secilit autor të Agjencisë Albautor dhe të abuzimit haptas me kulturën kombëtare dhe vlerat që ajo përfaqëson. Në lidhje me sa më sipër,

JU KËRKOJMË:

Ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.
Pagesën e menjëhershme të detyrimit për vitet 2018 – 2019 pranë “S.U.A.D.A.” (Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit), sipas sistemit tarifor të miratuar nga Ministria e Kulturës e të lënë në fuqi me vendim të formës së prerë nga vendimi nr. 186/47 datë 11 Qershor 2019 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Mos respektimi i kësaj kërkese, qoftë edhe në një rast të vetëm, përbën shkak për paraqitjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje të përsëritur të nenit 149 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.

Repertorit të secilit autor nënshkrues të kësaj deklarate i bashkohet edhe repertori i përfaqësimit reciprok nga Albautor, me më shumë se 120 shtete të Botës si më poshtë:

SUISA (Zvicër), TEOSTO (Finlandë), UACRR (Ukrainë), SOKOJ (Serbi), UCMR – ADA (Rumani), AUTODIA (Greqi), ACUM (Izrael), CASH (Hong – Kong, Kina), ATN (Kili), AKKA (Letoni), PRS (Angli: Anguilla, Antigua and Barbuda, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Belize, Bermuda, British Antarctic Territory, British Indian Ocean Territory, British Virgin Islands, Brunei, Cayman Islands, Channel Islands, Cyprus, Diego Garcia, Dominica, Falkland Islands, Ghana, Gibraltar, Grenada, Guyana, India, Ireland, Republic of Jamaica, Kenya, Malawi, Malaysia, Malta, Man (Isla of), Montserrat, Nigeria, Pakistan, Pitcairn Islands, St Helena, St Kitts and Nevis, St Lucia, St Vincent and the Grenadines, Seychelles, Sierra Leone, Singapore, South Georgia, South Sandwich Islands, Sri Lanka, Tanzania, Tonga, Trinidad & Tobago, Tristan da Cunha, Turks and Cairos Islands, Uganda, United Kingdom, Zambia, Zimbabve), ARTISJUS (Hungari), JASRAC (Japoni), KODA (Danimarkë), IMRO (Irlanda), LATGA – A (Lituani), JACAP (Xhamaika), STIM (Suedi), ZAiKS (Poloni), SOCAN (Kanada), SACEM (Republika Franceze: France, Martinique, Guadeloupe, Guyane, Reunion Mayotte, Polynesie, Nouvelle-Caledonie, Saint-Pierre, Miquelon; Benin, Burkina, Cameroun, Congo, Congo, Cote d'Ivoire, Djibouti, Egjipt, Gabon, Gambie, Guinee, Liban, Madagascar, Mali, Marok, Mauritani, Niger, Senegal, Tchad, Togo, Tunisie, Turquie, Zaire), HARRY FOX AGENCY – HFA (SH.B.A.), SOGEM (Meksikë), GESAP (Gjeorgji), AKM (Austri), CARCC (Kanada), AMUS (Bosnjë – Herzegovina), OSA (Çeki), SESAC (SH.B.A.), BMI (SH.B.A.), ASCAP (SH.B.A.), AMRA (SH.B.A.), SIAE (Itali), MSG (Turqi), MESAM (Turqi), EAU (Estoni), SABAM (Belgjikë), MUSICAUTOR (Bullgari), GEMA (Gjermani), PAM CG (Mal i Zi), VEGAP (Spanjë), SGAE (Spanjë), ZAMP (Maqedoni), HDS ZAMP (Kroaci), DACS (Angli), SACM (Meksikë), AWGACS (Australi), ASDACS (Australi), AEI (Guatemalë), GHAMRO (Gana), ALCS (Angli), VDFS (Austri), SPA -AUTORES (Portugali), SOCINPRO (Brazil), STEF (Islandë), ECCO (Eastern Caribbean - Saint Lucia), MOSCAP (Mongolia), MCSN (Nigeria), SAVA (Argjentina), SAYCO (Kolumbi), FILMAUTOR (Bullgari), KAPIOSTO (Finlandë), SODRAC (Kanada), SAIF (Francë), OAZA (Çeki), REDES (Kolumbi), OFA (Serbi), ABRAMUS (Brazil), GCA (Gjeorgji), VCPMC (Vietnam), AAS (Azerbaixhan).

Firmëtarët: 

Jorgo Papingji
Agim Doci
Feim Ibrahimi (Etrita Ibrahimi)
Adrian Hila
Luan Zhegu
Flamur Shehu
Haig Zacharian
Endri Sina
Josif Minga
Aleksander Lalo (Marga Lalo)
Aleksander Gjoka
Redon Makashi
Shpëtim Kushta
Kujtim Laro (Alban Laro)
Roberto Radoja
Alfred Kacinari
Gjergj Kacinari
Edmond Zhulali
Gjergj Leka
Ferdinand Deda (Elton Deda)
Elton Deda
Kristi Popa
Gentian Lako
Osman Mula
Vladimir Kotani
Diana Toce Ziu
Miron Kotani
Pellumb Vorpsi
Esat Ruka
Fatos Qerimaj
Mimoza Tola
Ruzhdi Keraj
Tasim Hoshafi (Artan Oshafi)
Eriona Rushiti
Enis Mullaj
Petrit Terkuci
Alban Laro
Hektor Duri
Klement Marku
Fatmir Lela
Bledar Sejko
Agim Rreza
Clirim Denaj
Edmond Veizaj
Dritan Lumshi
Arjan Gjici
Mark Luli
Ilir Balla
Vangjo Toce
Mark Gjoka
Alket Zaimi
Gjergj Hila
Leonard Bulku
Arjan Toci
Servet Dik Cara
Todi Dorri
Luljeta Bulku
Endri Mucaj

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco