'Ruaj burrin Tanë...! -  Iku nga kjo jetë dhe një tjetër aktore e dashur, Mira Minga

'Ruaj burrin Tanë...! - Iku nga kjo jetë dhe një tjetër aktore e dashur, Mira Minga

13:50, 25/12/2019
A+ Aa A-

Ata më të dashurit po ikin një nga një, duke na lënë pas në ekrane, talentin dhe zërin e tyre, madhështinë dhe thjeshtësinë e tyre. Mësohet se një aktore tjetër e Kinematografisë shqiptare, Mira Minga Jaupi, është ndarë nga jeta në 18 dhjetor 2019 në SHBA.

Mira Minga Jaupi u bë e famshme me rolin e Kotes në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Kolegia e saj në Teatrin e Kukullave dhe mikesha e saj, Shegushe Bebeti, e dha lajmin me këtë përkushtim:

‘Oh sa dhimbje…oh sa lot! Nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj.

Saapo më erdhi lajmi nga Amerika: është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave, gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes.

Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…

Qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje.

Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, ishin fjalët e mikeshës së saj Shegushe Bebeti, të cilës hidhërimin ia bën më të rëndë pamundësia për t’i dhënë lamtumirën mikes së saj.

Mira Minga Jaupi prej 19 vitesh ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara. Aktorja është e njohur për rolin e Kotes në filmin “Përrallë nga e kaluara” , një rol që është gdhendur në kinematografinë shqipare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco