Ndërron jetë Pinoku i famshëm i Teatrit të Kukullave: aktorja Eva Pëllumbi

Ndërron jetë Pinoku i famshëm i Teatrit të Kukullave: aktorja Eva Pëllumbi

13:03, 25/12/2019
A+ Aa A-

Imitatorja e parë shqiptare dhe aktorja e nderuar Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë më 24 dhjetor 2019 në moshën 68-vjeçare, në Gjermani, aty ku ajo jetonte prej shumë vitesh me familjen e saj. Nuk dihet ende se cili qe shkaku i vdekjes, por Eva Pëllumbi do të mbetet përjetë në kujtesën tonë si Pinoku më i dashur i Teatrit të Kukullave në Tiranë, aq shumë i shikuar dhe i ndjekur para dhe pas viteve '90, përveç të gjitha roleve të tjera në kinematografi.

    Faqja "Aktorët shqiptarë" i ka bërë një jetëshkrim aktores Eva Pëllumbi, lindur më 28 mars1953 në Tiranë. Aktiviteti i saj në skenë ka filluar në moshë të vogël në Pallatin e Pionierëve. Më tej vazhdoi për "Kanto" në Liceun Artistik dhe në Akademinë e Arteve.

    Në moshën 17-vjeçare ishte pjesë e skenës së Estradës, ku në krah të znj. Anita Take debutoi me shumë sukses si imitatorja e parë e skenës shqiptare. Më tej në Teatrin e Kukullave u dha frymë roleve të shumtë, ndër të cilët është për t'u përmendur roli i pavdekshëm i Pinokut, i cili ka mbetur në mendje të të gjithë fëmijëve të viteve '80 - '90, mbase edhe të prindërve të tyre.

    Njëkohësisht ka pasur edhe role në filmat artistikë: "Vajzat me kordele të kuqe“, ku ka shfaqur edhe njëherë talentin e madh si imitatore, në filmin “Endërr për një karrike” dhe role episodike në filmat "Kapedani“ dhe "Eja"..

    Paralelisht punoi për vite me rradhë në Kinostudio dhe u dha zërin e saj qindrave karaktereve të filmit vizatimor, ndër to zërin e Çufos, papagallit në "Dy Gosti“, mama dhise dhe kecave e shumë e shumë të tjerë, madje disa karaktereve të një filmi.

    U largua nga Shqipëria në vitin 1990, pasi ishte e pamundur për të si grua e nënë e vetme të merrte nga ai pushtet çmimet e merituara. Jetonte në veri të Gjermanisë bashke me partnerin e saj si dhe vajzën e familien e saj, ku mbas vështirësive të fillimit, punoi mbi 24 vite si mësuese ndihmëse e skenës së "Show & Teater", duke u shoqëruar me dashurinë e madhe të fëmijve dhe duke i ndenjur pranë pasionit të saj, skenës!

    U nda nga jeta më 24.12.2019.

       

       

       


       

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco