Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Si u krijua shpella, që 'mahnit të vegjlit dhe tmerron pushtetarët' Shpella e Betlehemit në Kishën e Shën Anës, në Vatikan

Si u krijua shpella, që 'mahnit të vegjlit dhe tmerron pushtetarët'

11:31, 25/12/2019
A+ Aa A-
Shpella e Betlehemit (nga latinishtja praesepe-grazhd), nisi të përhapej, së pari në Itali, rreth shekullit XIII, si shprehje e një ndjenje fetare popullore.

Shpella e Betlehemit (nga latinishtja “praesepe”- grazhd), nisi të përhapej në Itali rreth shekullit XIII, si shprehje e një ndjenje fetare popullore, por rrënjët e saj i gjejmë së pari në Ungjill.

Luka na tregon se Maria “e nxori në dritë të Birin… dhe e vuri mbi një grazhd”. E engjëlli, duke u bërë thirrje barinjve të vrapojnë drejt Betelehemit, u thotë pikërisht: “Do të gjeni një Fëmijë të vënë mbi një grazhd”.

Mateu, më pas, rrëfen edhe historinë e shtegtimit të Mbretërve Dijetarë, që ndjekin udhën e kometës: Të gjithë rendin drejt Betlehemit. E takohen tek grazhdi!

Françesku i Asizit, gjatë shtegtimit të tij në Tokën Shenjte, shkoi edhe në Betlehem. Mbeti i mahnitur, duke kundruar vendin e Lindjes së Shëlbuesit. E nisi ta donte këtë festë, më shumë se të gjitha të tjerat. Dashuri, që e frymëzoi ta bënte Shpellën e Betlehemit pronë të mbarë njerëzimit, duke e ngritur i pari, ashtu si e përfytyronte, në Greçio të Italisë, prej nga u përhap në mbarë botën.

Krijesa e tij ishte “Shpella e parë eukaristike” e Betlehemit. 

Këshu lindi Shpella e parë e  Betlehemit. Me një fat të çuditshëm, por jo të papritur. Shpellë, që ngjall mahnitje e frikë! Mahnitje në shpirtin e fëmijëve, sepse Foshnja hyjnore u flet zemrave të tyre të njoma, të pafaje. Frikë, të rriturve, të cilët e kanë humbur pafajninë e foshnjërisë," nënvizon Vatikaninews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco