Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

‘Je një pipiriçkë që nuk ke dy pare në kokë’/ Luajti te ‘Kapedani’, ndërron jetë aktorja e njohur

‘Je një pipiriçkë që nuk ke dy pare në kokë’/ Luajti te ‘Kapedani’, ndërron jetë aktorja e njohur

20:58, 24/12/2019
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë aktorja shqiptare Eva Pëllumbi. Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

Në një intervistë për mediat vitin e shkuar, Eva Pëllumbi tregoi fillimet e karrierës së saj, dhe sesi kishin arritur që t’i hiqnin edhe autorsinë nga filmat.

“Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës,” – thoshte Pëllumbi.

Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco