Dita e Zhysten Godar, mbrojtësit të shqiptarëve para Fuqive të Mëdha

Dita e Zhysten Godar, mbrojtësit të shqiptarëve para Fuqive të Mëdha

13:10, 12/12/2019
A+ Aa A-

Zhysten Godar (Justin Godart), lindur më 26 nëntor 1871 dhe vdekur më 12 dhjetor 1956, ishte një personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare.

Muzeu Kombëtar njoftoi se ai e vizitoi Shqipërinë disa herë e në periudha të ndryshme: së pari më 1921, pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës I Botërore dhe nga shtetet fqinje ballkanike, dhe së fundi, më 1950, kur ishte zgjedhur kryetar nderi i shoqatës së miqësisë Francë-Shqipëri.

Shkroi dy libra për Shqipërinë: “L’Albanie en 1921” (“Shqipëria më 1921”) dhe “L’Albanie en 1922” (“Shqipëria më 1922”), botuar të dy në Paris 1922, në të cilët shprehu besimin në veprimtarinë e forcave demokratike të popullit shqiptar.

La pa përfunduar, për shkak të vdekjes, librin “Shqipëria më 1950”. Është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të klasit të I.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco