'Le Temps' në 1921: Kisha shqiptare u shkëput nga Kisha greke

'Le Temps' në 1921: Kisha shqiptare u shkëput nga Kisha greke

10:01, 10/12/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë 

“Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Na shkruajnë nga Korça :

“Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë. Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga popullsia ortodokse. Kisha shqiptare, pas atyre rumune, serbe dhe bullgare, bëhet kombëtare dhe shkëputet nga patriarkana e Fanarit.”/ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco