Mesazh mes lotësh e artistes durrsake/ Na ndau babëzia shtëpiza ime e dashur

Mesazh mes lotësh e artistes durrsake/ Na ndau babëzia shtëpiza ime e dashur

21:19, 08/12/2019
A+ Aa A-

Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të pabanueshme është edhe ajo e artistes Keti Bashhysa.

Kjo e fundit, përmes një postimi prekës në Facebook, shpreh të gjitha emocionet e saj lkidhur me këtë largim të detyruar.

"Më dhemb shpirti që po iki nga ty e ëmbla ime...të desha që në minutën e parë", shkruan ndër të tjera ajo.

Ja çfarë shkruan artistja në postimin e saj:

Më dhemb shpirti që po iki nga ty e ëmbla ime...të desha që në minutën e parë. Ishe e vogël por , aq e ngrohtë , e dashur. Gëzohesha aq shumë me ty , sa edhe pemën e vitit të ri, e bëra e para. Prisja me pa durim që të bleja diçka të bukur ty , sa herë merrja rrogën... harrova veten në ty. Me shumë sakrifica të bëra timen ,strehëza ime e vogël por, mu rrënove para syve brenda pak sekondave.

Nuk di nëse duhet të të them mirupafshim , sepse nuk e di nëse do shihemi më.....

Të desha kaq shumë, kaq shumë por , na ndau babëzia e bastardëve strehëza ime, na ndau dhimbshëm. Zoti të bashkon, njerëzit të ndajnë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco