Shembja e mureve të Kalave, Dollani: Ka dëmtime, pas stabilizimit të situatës do të nisim restaurimin

Shembja e mureve të Kalave, Dollani: Ka dëmtime, pas stabilizimit të situatës do të nisim restaurimin

18:14, 29/11/2019
A+ Aa A-

Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani në një prononcim për “News 24” deklaroi se disa kala në vend kanë pësuar dëmtime.

Dollani u shpreh se ka goxha dëmtime në Kalatë e Durrësit, të Krujës dhe të Prezës e se për të rregulluar ato, po merren masa.

“Aktualisht, stafi jonë në bashkëpunim me Institutin e Sizmologjisë kanë inspektuar deri tani 75 objekte të kulturë. Disa prej tyre paraqiten me dëmtime mjaft serioze, si Muret në Kalanë e Durrësit, por dëmtime ka edhe në Kalanë e Pezës etj. Ne fillimisht kemi vendosur parametrin e sigurisë, ndërsa ekspertët do të bëjnë një radiografi të mureve për të mundur të kemi situatën më në kontroll. Në Prezë, Durrës e Krujë më shumë dëme”, tha Dollani.

Arta Dollani theksoi se muret e ,kalasë janë dëmtuar, për shkak se tërmeti ishte i fuqishëm.

“Ky ishte një tërmet i fuqishëm, duhet thënë kjo. Mos harrojmë se Durrësi është rrafshuar disa herë si qytet, por sërish ka pasur rindërtim. Muret janë dëmtuar për shumë arsye, dëmtime ka edhe në materialet lidhëse. Do doja që qytetarët të respektojnë parametrin e sigurisë. Pas stabilizimit të situatës, do të nisim restaurimin”, u shpreh Dollani./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco