Ja librat më të shitur të javës, befason klasifikimi

Ja librat më të shitur të javës, befason klasifikimi

19:12, 25/11/2019
A+ Aa A-

Vazhdon ende jehona e Panairi të Librit “Tirana 2019”, i cili u mbajt javën e kaluar nga 13-17 nëntor në “Pallatin e Kongreseve”.

Në edicionin 22-të të këtij viti, rreth 100 pavijone ekspozuese në të gjitha trevat shqipfolëse i ishin bashkuar këtij aktiviteti të madh, ndër-rajonal në Shqipëri.

Por tashmë kur ka kaluar një javë nga mbyllja e Panairit, kanë filluar të dalin në rezultatet për sa u përket librave më të shitur të javës, duke na servirur një klasifikim befasues me një libër kuzhine nëkryesim.

Sipas “Bunklist.al’, libri më i shitur është ai i modratores Arbana Osmanit, i titulluar  “Recetë për 5 minuta”. Vetëm në vendin e dytë është klasifikuar “Tirana e Nonës” e gazetarit Blendi Fevziu.

Më tej klasifikimi vazhdon me vendin e tretë, ku renditet një tjetër autor shqiptar, Vasil Naci me librin “Sjellja e pëlqyeshme dhe...”.

Ndërsa renditjen e pesë librave të shitur e mbyllin dy tituj të huaj si “Njëqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquez  dhe “Motra e perlave, Historia e Sisit” e Lucinda Riley.    

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco