Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

‘Facebook do i lejonte edhe Hitlerit një platformë’

‘Facebook do i lejonte edhe Hitlerit një platformë’

14:22, 23/11/2019
A+ Aa A-

Komediani britanik, Sasha Baron Cohen tha se nëse Facebook do ekzistonte në vitet ’30, do e lejonte Hitlerin që të kishte një platformë për të shprehur pikëpamjet e tij anti-semitike.

Aktori i njohur për filmat ‘Borat’ dhe ‘Ali G’ i bëri komentet gjatë një fjalimi në Nju Jork.

Ai kritikoi edhe kompanitë e tjera si Google, Twitter dhe YouTube pasi shpërndajnë absurditete tek miliarda njerëz.

Kompanitë e mëdha të internetit janë nën kritika për të mos lejuar shpërndarjen e dizinformacioneve gjatë fushatave.

Tëitter deklaroi para disa ditësh se do të ndalojë të gjitha reklamat politike.

Edhe Google thotë se do të ndalojë reklamat politike përmes mikrotargetimit.

Facebook është nën presion për të bërë diçka të tillë. Kompania reagoi duke thënë se aktori i keqprezanton politikat e tyre, sepse ata nuk lejojnë fjalimet e urrejtjes në platformat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco