Ndahet nga jeta ylli i këngës qytetare fierake, Jani Tase

Ndahet nga jeta ylli i këngës qytetare fierake, Jani Tase

10:49, 17/11/2019

Është ndarë nga jeta ylli i këngës popullore fierake, Jani Tase. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në Fb, i biri i tij, Fredi Tase. “Sot po ndahem me njeriun e rëndësishëm të jetës sime, babanë, - shkruan ai në Fb. – Dhe dhimbjen e time besoj e kuptojnë ata që s’e kanë babanë e tyre, sa e fortë është. Sa hidhërim le pas. Por unë e kam dhimbjen dyfish, se përveç babait, kam humbur dhokun e mikun e afërt. Njeriun q ëka qënë pranë meje çdo çast, udhërrëfyesi im, burimi i frymëzimit jo vetëm si prind, por më shumë në rrugën e artit që na lidhte fort. Trashëgimia e tij artistike është dhurata më e çmuar që na ka lënë. “

Po cili është Jani Tase?

Një portret i shkurtër marrë nga një refleksion i Vladimir Muçës, vite më parë.

“Jani Tase, personazhi kryesor rreth të cilat strumbullohen rrëfimtaritë, vjen si një Jan Kukuzeli i shekullit 21, i mbushur me puhiza shpirti, por dhe si një det i dallgëzuar, apo si një “fushë e pamatë” ku “një sy blu” jep mesazhet e një dashurie të pamatë.Jo më kotë epikrifet gjenezike që në fillim e japin si një trupëzim, në një tjetër materie të pavdekshme bibliografike të këngës qytetar fierake dhe të vetë Jani Tasës të cilët qëndrojnë si qershia mbi torte në monografitë e kultures muzikore me vlerën e cilësinë:”Shqiptar!” “Katërqind karatësh!”.

Portretizimi toponomistik e vesh librin me shumë detaje jetësore, të cilët në vetëvete janë burimorja, zanafilla e solfezhëve,partiturave muzikore që fillesën e kishin në tendat e dasmave anëkënd vendit,nga Dibra në Përmet,nga Berati në Korçë e Shkodër.

Në ato rrugica ka la fëmijërinë zbathur,e ku hija e shtëpisë trekatëshe, stoike në muzgun 50 vjeçar që kundrohej çdo natë me konturet e përmbysur mbi lumin Gjanica.

Këta instrumentistë,këngëtare,muzikologë me një pasionant si Jani Tase kryen një hap madhor: Kryen konvergimin muzikor ndërkrahinor. Ky konvergim vinte si një domosdoshmëri kohore; sidomos në aktualitetin e sotëm,ku provincializmi në kulturën e këngës duhet të ja lërë vendin një bashkëpunimi. Marrja dhe dhënia reciproke e fonemave muzikore drejt një qytetërimi të këngës qytetare në rrafshin kombtar e më tej në të pastajmen në rrafsh globalist.

...

Detajet e imtësirat jetësore, e veshja e tyre me përceptime muzikore e ka jetësuar materien librare.Krahas portretizimit karizmatik-muzikor të Jani Tases,duke folur për këngën qytetare fierake,bazelen dhe progresin e sajë ,autori e gjen në botën e magjishme të shpirtit të popullit që çdo gjë e ka bërë këngë,i ka dhënë pavdeksinë. Kënga ka qenë gjithnjë majaja e shpirtit fierak e shqiptar në tërësi, ndaj ajo vjen e thjeshtë si vetë jeta e këtij populli,sepse gjithça e ka fillesën në këtë buran. Zakonisht populli i len anonim krijuesit e tijë ,por me këtë monografi, kujtesa që u bëhet brezave e sfidon anonimatin.

Kjo kujtesë ka gdhendur në mënyrë të pashlyeshme jo vetëm emrat e kompozitorëve popullor,aranzhamëve, këngëtarëve, por nëpërmjet tyre na vine momentet frymëzuese që i kanë lindur këto këngë.

Edhe pse kanë kaluar dhjetra e dhjetra vite,populli i përjeton momentet krijuese të këngëve “Goca e berberit” “Hajde moj fierakja”, “Kënga e Nazes” “Një Veri I hollë” “Rashë e pashë një ëndërr” “Sarajet” “Mbledhja grurit”./Marrë me shkurtime nga V. Muça, refleksione mbi monografinë e Fran Ukcamës “Emblema e këngës qytetare fierake”)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco