Çfarë po ndodh në panair/ ‘Receta’ e Arbanës lë në hije ‘Nonen’ e Fevziut

Çfarë po ndodh në panair/ ‘Receta’ e Arbanës lë në hije ‘Nonen’ e Fevziut

10:50, 16/11/2019

Panairi i Librit e ka rikthyer vëmendjen për disa ditë te media më e vjetër, por sërish edhe këtu ka një garë alla-shqiptare për numrin e kopjeve të shitura.

Portalet publikojnë foto nga tendat e veçanta, duke e shitur si numër rekord praninë e blerësve përpara autorit.

Rikthimi i Blendi Fevziut me librin e tij 'Tirona e nonës' ka ngjallur kuriozitet dhe fotot e tendës së tij nëpër portale nuk mungojnë.

Megjithatë nuk mungojnë edhe pamjet që tregojnë fluks të lartë edhe te tenda ku shitet libri i një tjetër emri të njohur të ekranit, Arbana Osmanit. Kjo e fundit ka publikuar librin 'Receta për 5 minuta'.

Po cili është libri më i shitur në panair?

Burimet thonë se është e vështirë të thuhet me saktësi, sidomos tani.

Kjo për shkak se botuesit japin shifra fiktive. Pas një muaji, kur dorëzohen faturat te tatimet, rezulton se numri është më i vogël.

Vetëm kur mbyllet panairi mund të ketë një bilanc paraprak. Numri zyrtar është ai që dorëzohet në Ministri të Financave, por sërish me rezerva.

Megjithatë burime të rezervuara thonë se sipas të dhënave të para, libri i Arbana Osmanit e parakalon atë të Fevziut.

Se kush do triumfojë në fund, ndoshta nuk do mësohet me saktësi, por për momentin duket se 'Recetat' janë shumë më mirë se 'Nona'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco