Kujtimet e Sokol Ballës/ Si u harbova me Muç Nanon në Budapest kur isha 20 vjeç!

Kujtimet e Sokol Ballës/ Si u harbova me Muç Nanon në Budapest kur isha 20 vjeç!

15:51, 13/11/2019
A+ Aa A-

Pas prezantimit ditën e djeshme me një rreth miqsh, ka dalë në treg edhe libri i gazetarit Mustafa Nano; ‘Si e kam njohur…

Një tjetër gazetar, Sokol Balla, në parathënien e këtij libri tregon kujtimet e tij me kolegun gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku së bashku kanë harbuar në një lokal të lagjes me ‘drita të kuqe’.

Balla edhe pse përmbahet që të tregojë gjithçka që ka ndodhur atë natë harbimi, shkruan se ishte një eksperiencë e paharruar dhe e munguar, me dritat e kuqe.

  ‘Natën e fundit, atëherë kur e kuptuam se kthimi ishte afër, të dy u çliruam nga gardhet e mosnjohjes, dhe ramë dakord t’i lëshoheshim qejfit. Hoteli ynë, nuk e di pse për ç’trill të rastit, ishte në rrugët e ndezura nga dritat, alkooli dhe mëkati në Buda, një nga pjesët e kryeqytetit, ku kishim katër ditë që kalonim dhe mezi mbanim qafën të mos kthehej instiktivisht drejt të bukurës së munguar prej dekadash në trurin tonë. Por atë natë të fundit, Muçi u dorëzua.

Afër një klubi nate, nga ku jo thellë derës shquheshin dy femra u kthye dhe më tha: ‘Futemi’. Kishte në zërin e Muçit një ton urdhërues, që imponohej nga mosha, por ndjeva edhe tingullin përgjërues të adoleshentit të përjetshëm brenda tij, që thuajse lutej në formë pyetëse që mos ta lija vetëm në tundimin e tij mëkator dhe natyral.

Unë isha 20 vjeç. Ai ishte 35. Orët, alkooli, kërcimi dhe gjithçka ndodhi atje. Brenda nuk mund të tregohet. Pashë aty Muçin tjetër, ndoshta të vërtetin, që përdorte dhunshëm dozat pafund të lirisë së ndrydhur prej dekadash në trurin e tij…’, kujton gazetari Sokol Balla në librin e Mustafa Nanos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco