Xhamia e Plumbit në Berat

Xhamia e Plumbit në Berat

14:49, 13/11/2019
A+ Aa A-

"Xhamia e Plumbit në Berat ngrihet në qendrën e sotme administrative të qytetit. Ajo është ndërtuar nga feudali vendas Ahmed Bej Uzgurliu dhe është një vepër e rëndësishme e arkitekturës së shek. XVI në Shqipëri. Në ndërtimin planimetrik e vëllimor xhamia e Plumbit ka sallën e lutjeve, katrore në plan, me përmasa 10. 15 x 10. 20 m, portikun e mbyllur dhe minaren.

Në brendësi xhamia karakterizohet nga vëllimi unik statik e ndriçuar bollshëm, që përftohet menjëherë. Dikur brendësia ka qenë e suvatuar me një patinaturë gëlqereje në ngjyrë të kuqerremtë, të njëjtë me atë të faqes së jashtme veriore. Më vonë, në pjesët e rëna, që përbënin shumicën, u bë një suvatim i ri, që u zbukurua me piktura me motive bimore.

Marrë nga libri “Xhamitë e Shqipërisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco