FOTO/ Gjendet e vdekur regjisorja e njohur shqiptare

FOTO/ Gjendet e vdekur regjisorja e njohur shqiptare

12:08, 13/11/2019
A+ Aa A-

Gjendet pa shenja jete regjisorja Arzana Kraja

Femra që është gjetur e vdekur sot në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë është regjisorja, Arzana Kraja.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes Kraja.

‘Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve’, ka shkruar QKK-ja në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Arzana është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Kraja është një nga regjisoret më të njohura në Kosovë, njëri nga filmat e saj të fundit ishte ‘Fusha e mëllenjave’, i cili ishte prezantuar para përzgjedhësve të Berlinales.

Redaksia e SYRI.net ngushellon familjen Kraja per humbjen e parakohshme te vajzes se tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera13/11/2019 16:49

Ngushellime familjes!

Shto koment

Denonco