Surprizë! 'Trëndafili i bardhë' - mbretëresha Geraldinë, po vjen si në përralla

Surprizë! 'Trëndafili i bardhë' - mbretëresha Geraldinë, po vjen si në përralla

13:44, 11/11/2019
A+ Aa A-

Mbretëresha Geraldinë, mbretëresha e shqiptarëve, sapo ka hyrë në radhën e personazheve të animuara të famshme në botë, mbretëresha dhe princesha, si Hirushja, Borëbardha, Rrepushka apo “Rapunzeli”, falë një libri me përralla të ilustruar, shkruar nga princeshë Elja.

Vetë Elja Zaharia Zogu, tashmë si autore, e prezanton këtë libër për herë të parë në Panairin e Librit në Tiranë më 13 nëntor 2019.

“Të dashur miq, me shumë emocion ju komunikoj ardhjen për lexuesit e vegjël të përrallës sime Trëndafili i Bardhë, - rrëfen Elja në Fb. -  Kjo përrallë i kushtohet Mbretëreshës Geraldine dhe jetës së saj nga fëmijeria deri në kurorëzimin në martesë me Mbretin Zog I.

E kam shkruar me shumë dashuri, duke hulumtuar në kujtimet e saj të shkruara, në fotot e saj aq frymëzuese, në kujtimet e Princ Lekës që u rrit nën përkujdesjet e saj.

Për dy vite rradhazi, së bashku me mikeshën time të zemrës Ledia Kostandini kemi bashkëpunuar intensivisht, dhe ajo ka sjellë mjeshtërisht ilustrimet më të bukura që mund të ëndërroja, duke i dhënë jetë çdo fantazie timen! Pa të kjo përrallë nuk do kishte kurrë këtë ndjeshmëri.

E falenderoj Ledian time me gjithë zemër, për talentin e saj dhe gjithë përkushtimin gjatë këtij krijimi. Përralla e Trëndafilit po botohet nga shtëpia botuese Albas nën kujdesin e Rita Petros, e cila më ka mbështetur me shumë besim që në leximin e parë. Trëndafili i Bardhë do t’ju presë në Panairin e librit duke filluar nga data 13 nëntor ".

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco