Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

'Krom dhe luledele', romani për '97-n dhe dhe dashurinë në sytë e një fëmije

'Krom dhe luledele', romani për '97-n dhe dhe dashurinë në sytë e një fëmije

22:59, 08/11/2019
A+ Aa A-

“Krom dhe luledele” është romani për dramat e vogla dhe të mëdha familjare e mandej edhe shoqërore të Shqipërisë në vitin e mbrapshtë 1997.

Përmes rrëfimit të cilësuar nga kritika si i përveçëm, bota kundrohet nga sytë e një vajze 6-vjeçare që gjendet mes trysnisë së dhunës, trazirave dhe përpiqet të kapet pas fëminores për t’i dhënë kuptim dhe ngjyra ekzistencës së saj.

Kështu, pedagogia e gjuhës shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari sjell në mesin e letërsisë bashkëkohore shqipe, librin e saj të parë.

“Mendoj se “Krom dhe Luledele” sjell ndjeshmëritë e një kohe që na përket të gjithëve, të fëmijërisë edhe po ashtu vjen me një gjuhë mjaft interesante. Kështu që të gjithë ata që do ta lexojnë do të arrijnë të rizbulojnë dhe të futen në një botë sa të largët, në botën e fëmijërisë, po dhe aq të dashur me të cilën kemi lidhje shumë të forta dhe prej së cilës është vështirë që të shkëputemi”, shprehet autorja.

"Stili i mprehtë, me humor, me vërejtje shpotitëse e të çiltëra ndaj nje realiteti që nuk ofron shumë, bën që edhe xixat e kromit të duken si biskotat ‘Madeleine’.

Ky rrëfim është për ata që duan të gjejnë të ngjajshmit e vet, për të kuptuar se drama e atyre viteve ka lëne ndikim të madh në jetët e fëmijëve të atij qe u rriten mes xixave te kromit, mes luledeleve, mes pluhurit e ndryshimeve të shpejta pa asnjë të ardhme dhe me ëndrrën e madhe se vendlindja është njësoj si në kujtimet e tyre fëminore paçka se asgjë nuk vishet me tisin e nostalgjisë", thekson studentja e Semiotikës në Universitetin e Bolonjës, Blerina Kanxha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco