Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Një ‘hero i bulevardit’, i vrarë në sulm kundër kuksianëve

Një ‘hero i bulevardit’, i vrarë në sulm kundër kuksianëve

16:35, 08/11/2019
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Një tjetër ‘hero’ fotoja e të cilit është vendosur në bulevard, Hysen Çino, është fiks i vrarë në luftën civile teksa komunistët sulmuan fshatin Buzëmadhe në Kukës.

Promovimi i fotos së tij nuk është asgjë tjetër veçse mbajtja gjallë e frymës së kësaj lufte vëllavrasëse dhe antikombëtare. Emri i tij gjendet në librin ‘Yje të pashuar’, Tiranë 1971, volumi II në faqet 409-411. Përveç anës folklorike, nuk ka asnjë informacion tjetër përveçse faktit se është vrarë në fshatin Buzëmadhe të Kukësit, aty ku komunistët sulmuan, dogjën dhe vranë.

Le të shohim faktet.

Në një raport të datës 1.10.1944, për shtabin e korparmatës së parë, nënshkruar nga Luma nga komandanti i brigadës së 5-të Shefqet Peçi dhe komisari Delo Balili, shpjegohen veprimet nga 5-30 shtator në zonën e atjeshme.

Në mënyrë të përmbledhur:

‘Popullin e krahinës e kishin alarmuar dhe mobilizuar me zor kundra nesh. Forcat tona dogjën me këtë rast në Novoselë 2 shtëpi, në Topojan 3 shtëpi dhe në Lusën 18 shtëpi. Në sulmin e rebelëve (kështu quhet popullsia vendase që nuk pranonte komunizmin-shënim) dhe për shpartallimin e tyre mbetën nga ana jonë këta të vrarë: kapiten Hysen Çino nga Vranishti (komandant i batalionit III), ap (anëtar partie-shënim), Dadan Selfo ap, (përgjegjës rinie në një kompani, Milo Arifinga nga Velça e Vlorës (partizan), Destan Zeqiri (partizan), Xhafer Mahmuti (partizan), Laze Ysni (partizan), Haxhi Ago dhe të plagosur lehtë 4 partizanë, të gjithë të batalionit III.

Nga batalioni I patëm këto dëme, të vrarë: Hasan Qejvani nga Kallarati i Kurveleshit (përgjegjës skuadre, ap), Hanko Gjata nga Tragjasi i Vlorës (partizane e shquar), Hasan Qerimi, Smail Kaso, Ramiz Ibrahimi, Stavro Kusha, Xoxi Kosta, Agjah Dauti, partizani italian Mamiferi. Patëm edhe 5 partizanë të plagosur rëndë nga të cilët njëri vdiq në spital.

Nga batalioni II patëm këto humbje, të vdekur: Kapo Azemi nga Gjormi i Vlorës (komandant kompanie, ap), Dervish Ali nga Tërbaçi (zëvendëskomandant kompanie, ap), Agron Ali nga Tragjasi i Vlorës (komisar kompanie), Sheremet Çerçizi nga Vajza e Vlorës (përgjegjës skuadre, ap), Shaqo Hasani nga Shkoza e Vlorës, Mete Mystehaku nga Vajza e Vlorës, Osman Rrapo nga Tërbaçi i Vlorës dhe partizani italian Biscoti Gerubini.

Po ashtu 6 partizanë e tjerë të plagosur rëndë, nga të cilët njëri vdiq në spital (Nexhip Xhelo nga Tërbaçi i Vlorë).

Humbjet e mësipërme na janë shkaktuar më shumë në fillim nga sulmi i befasishëm që na bënë forcat e shumta bashibozuke dhe pastaj nga goditje në prapashpinë që na bënin katundarët’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco