Shqiptarët linin jetën në burgje dhe kampe, partia në merak: Shoku Enver të mos lodhet shumë

Shqiptarët linin jetën në burgje dhe kampe, partia në merak: Shoku Enver të mos lodhet shumë

17:30, 03/11/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur mijëra shqiptarët masakroheshin në burgjet dhe kampet e vendit, krerët e Partisë së Punës mundoheshin ti ofronin kushte sa më komode udhëheqësit të tyre, Enver Hoxha.

Këtë e vërteton edhe dokumenti i mëposhtëm , i cili mban datën 10 maj 1958 dhe që është i firmosur nga Sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH për atë periudhë, Hysni Kapo.

Sipas dokumentit, diktatori Hoxha nuk duhej të lodhej shumë. Për më tepër atij duhej ti jepej leje të paktën dy herë në vit, jo më pak se tre muaj, ndërsa nuk duhet të punonte më shumë se 4 orë në ditë, raporton Syri.net.

Madje, në dokument kërkohet që, shkresat që do ti dërgoheshin Sekretarit të Parë të Partisë të ishin sa më konçize dhe të qarta në mënyrë që diktatori të mos lodhej shumë.

Image

Punimet publike më të mëdha në Shqipëri, gjatë viteve të komunizmit, janë realizuar nëpërmjet punës së detyruar të të burgosurve (kryesisht ata 
politikë) dhe të të internuarve, të cilët ishin të detyruar të punonin mbi këto vepra edhe për të siguruar jetesën. Ndër burgjet e 
destinuara për “armiqtë e popullit” më famëkeqi ishte ai i Burrelit, konsiderohej si një super burg nga i cili ishte e pamundur të arratiseshe dhe në të cilin të burgosurit politikë jetonin në kushte çnjerëzore.

Nga viti 1946 deri 1950 kampet e punës ishin 20, por në periudhën e viteve 1950-1990 u ndërtuan edhe 90 të tjerë: ato mbeten të hapur për kohën e nevojshme që duhej për të përfunduar punën e besuar të burgosurve. Më i madhi dhe më famëkeqi ishte ai i Spaçit, i cili mbeti i hapur nga viti 1968 deri në vitin 1990 për shfrytëzimin e një miniere bakri dhe piri.

Jeta në burgjet komuniste, ashtu si dhe në kampet e punës ishte shumë e ashpër: të burgosurit politikë, shpesh të akuzuar mbi baza dëshmish të rreme, ose mbi dëshmi të nxjerra përmes torturave nga Sigurimi, nëse nuk dënoheshin me vdekje, shpesh vdisnin për shkak sëmundjesh, urie ose kushtesh të vështira pune. Në çdo burg e kamp pune Sigurimi kishte infiltruar bashkëpunëtorët e vet mes të burgosurve që për të marrë një copë buke më shumë, apo edhe një copë sapun, ishin të gatshëm të denonconin shokët e qelisë edhe duke gënjyer. 

Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, të burgosurit politikë ishin 26.768 burra dhe 7.367 gra, të burgosurit e vdekur në burg për shkak të kushteve të burgjeve ishin 984, dhe 308 të tjerët humbën aftësinë e tyre mendore. Sipas të njëjtit burim 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë.

Trupat e të burgosurve që ekzekutoheshin ose vdisnin në burg gjatë punës së detyruar apo nga sëmundje, nuk iu ktheheshin të afërmve. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco