Historia e malësores/ Ish-sigurimsi tentoi ta fuste në shtrat, certifikata e virgjërisë e shpëtoi nga burgu

Historia e malësores/ Ish-sigurimsi tentoi ta fuste në shtrat, certifikata e virgjërisë e shpëtoi nga burgu

23:05, 02/11/2019
A+ Aa A-

Kjo është një nga historitë më të dhimbshme të epokës së komunizmit shqiptar. Në vitin 1974, Seit Zeqiri, një punonjës i Sigurimit të Shtetit tenton të fusë në shtrat një vajzë bukuroshe nga Tropoja, të quajtur Rukie Rama.

Por vajza e refuzon. E refuzon pafundësisht. Refuzimi kategorik i femrës e tërbon njeriun me pushtet. Fabula e mëtejme është e krejt e egër. Shumë shpejt dëshirave seksuale ua zë vendin hakmarrja me çdo mënyrë e çmim.

Skenarë për ta mbyllur në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës thuren me shpejtësi. Agjentura e policisë politike të gjithë zonës angazhohet. Rukia Rama arrestohet, por nuk thyhet.

Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i dashuri i Rukies, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore. Çështja komplikohet. Sigurimi i Shtetit tërhiqet duke u detyruar të pranojë ekzaminimin…

Dokumentari i plotë, i përgatitur nga autori i emisionit Abc Story, Ferdinand Dervishi:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco