Kalendari pornografik në 1981 që e dënoi me burg Enrest Tushen! Ernest Tushe, duke lexuar dosjen e tij në Arkivin e Ministrisë së Brendshme më 30.8.2013

Kalendari pornografik në 1981 që e dënoi me burg Enrest Tushen!

09:48, 01/11/2019
A+ Aa A-

Në vitet ’80 në Shqipëri kishin hyrë disa lloje kalendarësh të vegjël në të cilat në dy plane shfaqeshin figura të ndryshme vajzash. Në një rast, këto lloj kalendarësh që nuk kishte asgjë pornografike, u trajtuan si të tilla dhe i sollën pasojë atij që e vuajti atë. Enrest Tushe u arrestua më 11.11.1980 në bazë e dy akuzave.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.252, datë 9.7.1981 e deklaroi fajtor në bazë të neneve 55 (agjitacioni e propaganda) dhe 136 të Kodit Penal dhe e dënoi me 8 vjet burgim.

Sipas nenit 136 të Kodit Penal, vepra penale e pornografisë dënohej deri me 3 vjet burgim (gjykata e çmoi me 1 vit e gjysëm).

Midis të tjerash, në vendim thuhej: “Rezultoi e provuar gjithashtu se qysh në verën e vitit 1979, i pandehuri ka mbajtur një fotografi pornografike në formë kalendari që ia ka dhënë shtetasja italiane Karla Sferlaze. Në këtë fotografi ekspozohet në dy aspekte (nudo), një femër lakuriq me dy pozicione ekzistuese (pornografi frojdiste)”.

Tushe vuajti 2 vjet, 1 muaj, 4 ditë në Repartin nr.313 të Spaçit. U lirua më 15.12.1982 pas amnistisë së përgjithshme që u dha atë vit./Nga Kastriot Dervishi

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco