Digjet kështjella Shuri 400-vjeçare në Japoni, përloten miliona njerëz nëpër botë

Digjet kështjella Shuri 400-vjeçare në Japoni, përloten miliona njerëz nëpër botë

14:30, 31/10/2019
A+ Aa A-

Instituti i Monumenteve të Kulturës shprehu trishtimin e madh për zjarrin që përfshiu Kështjellën Shuri të Okinawës në Japoni, Pasuri Botërore e UNESCO-s, simbol i këtij qyteti.

"Kështjella, për më shumë se 400 vite, kishte shërbyer si seli e Mbretërve të Ryukyu. Kjo ngjarje ka prekur miliona njerëz, të cilët kanë bashkëjetuar me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës.

Mendimet dhe lutjet tona janë me Japoninë dhe me të gjithë adhuruesit e këtij objekti të trashëgimisë botërore," thuhet në njoftimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco