FOTO E RRALLË/ 1945, ish ministri i Luftës dhe ish-deputeti në pranga para pushkatimit

FOTO E RRALLË/ 1945, ish ministri i Luftës dhe ish-deputeti në pranga para pushkatimit

18:03, 28/10/2019
A+ Aa A-

Studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi publikon një foto të rrallë nga viti 1945, ku shfaqet ish ministri i Luftës në vitet 1922-23, Kolonel Ismail Haki Tatzati i prangosur nga komunistët.

“Ismail Haki Tatzati ish ministri i Luftës në vitet 1922-1923 u arrestua nga komunistët dhe u dënua me vdekje. Fotoja është realizuar nga studio e mirënjohur “Xhimitiku” Berat. Pasi u arrestua ish ministri u iu tregua popullit si “figurë reaksionare”. Tatzati ishte ministër në qeverinë e Xhafer Ylit e më pas të  Ahmet Zogut, me të cilin më pas do të bëhej kundërshtar. Gjatë luftës përqafoi idealet e Ballit Kombëtar”, shkruan Dervishi mbi foto

Image

Pushkatimi i tij është bërë në Kalanë e Gjirokastrës teksa Tatzati ishte 81 vjeç.

Në vitin 2009, ministri i mbrojtjes Arben Imami do ti akordonte Gjeneral Ismail Haki Tatzati (pas vdekjes), medaljen “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ngritjen, reformimin dhe përsosjen e organizimit të armëve e shërbimeve të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco